Virozat mbushin spitalet/ Varianti i rrezikshëm i gripit nuk është izoluar, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim
Edhe pse situata epidemiologjike është rënduar për shkak se qarkullojnë paralelisht disa viruse, Instituti i Shëndetit Publik deklaron se nuk është izoluar ende mutacioni K i virusit A të gripit, për të cilin janë alarmuar disa vende fqinje me ne, pasi ka transmetueshmëri të lartë dhe ka tejmbushur spitalet. Italia raporton se gripi ka arritur pikun dhe se urgjencat janë plot, aq sa pacientët qëndrojnë nëpër korridore. Shefja e Laboratorit të Virologjisë në ISHP tregon se janë kryer 1700 analiza që nga muaji tetor dhe janë në dispozicion aparatura të cilat bëjnë të mundur identifikimin e viruseve. Por jo të gjithë qytetarët të cilët kanë qenë të sëmurë gjatë kësaj periudhe apo janë aktualisht të sëmurë janë testuar. Ndërkohë, Hatibi tregon se në situata emergjente...
Burimi:
sot.com.al