Virozat gripale, ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve
Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit. E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Dr. Sonila Shala Boriçi, mjeke pneumo-alergologe pediatre, theksoi se përdorimi pa kriter i antibiotikëve çon në rezistencë bakteriale, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e tyre në të ardhmen. “Antibiotik nga vetë fjala thotë kundër gjërave të gjalla, domethënë antibiotiku vret gjallesat që janë bakteret e këqija, por njëkohësisht vret dhe bakteret e mira. Përdorimi i një antibiotiku të panevojshëm shkatërron bioflorën që është esenciale...
Burimi:
sot.com.al