Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Çdo vit, afërsisht një miliard njerëz preken nga gripi në mbarë botën. Në fakt, gripi është një virus ”dinak”, që ndryshon vazhdimisht formën për të sfiduar mbrojtjen imunitare të njerëzve. Simptomat më të zakonshme të tij përfshijnë ethe, lodhje, dhimbje koke, kollë dhe pagjumësi për relativihst një javë, duke lënë miliona njerëz të paftë për të punuar dhe për fat të keq deri në marrjen e jetës të 290 mijë deri në 650 mijë njerëzve në një vit tipik. “Kjo është arsyeja pse duhet të bësh një vaksinë kundër gripit çdo vit”, thotë Nicholas Heaton, një profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Duke në Karolinën e Veriut, SHBA. Sipas një artikulli të BBC, vaksinat sezonale kundër gripit parandalojnë shumë vdekje dhe sëmundje serioze çdo vit,...