Vaksina kundër herpesit mund të ndihmojë të moshuarit të jetojnë më gjatë
Një vaksinë kundër herpesit mund të ndihmojë të moshuarit të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të ri amerikan. Përveçse mbron nga kjo sëmundje e dhimbshme, vaksina duket se kontribuon në ngadalësimin e plakjes biologjike te të moshuarit. Studiuesit analizuan të dhëna nga U.S. Health and Retirement Study për mbi 3,800 pjesëmarrës mbi moshën 70 vjeç. Rezultatet treguan se të moshuarit e vaksinuar kishin plakje biologjike më të ngadaltë krahasuar me të pavaksinuarit, edhe pasi u morën parasysh faktorë të tjerë shëndetësorë dhe demografikë. Herpes zosterështë një skuqje e dhimbshme me puçrra e shkaktuar nga virus i variçelës që riaktivizohet. Rreziku rritet pas moshës 50 vjeç, sidomos tek personat me imunitet të dobësuar. Vaksina jo vetëm parandalon herpesin, por redukton edhe dhimbjen e gjatë pas...
Burimi:
syri.net