Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave… A funksionojnë vërtet këto ushqime për mirëqenien e zorrëve?!

Vaji i ullirit dhe lëngu i kockave… A funksionojnë vërtet këto ushqime për mirëqenien e zorrëve?!

Mirëmbajtja e shëndetit të zorrëve është bërë së fundmi një nga temat më të përfolura në rrjetet sociale. Që nga konsumimi i ujit me fara chia në mëngjes e deri te shtimi i xhelit të myshkut të detit në smoothie për “shërimin” e zorrëve, këto produkte janë vlerësuar për shumë përfitime, nga përmirësimi i humorit e deri te më shumë energji. Megjithatë, shkencëtarët thonë se realiteti është më i komplikuar se ç’fshihet pas këtyre ushqimeve ‘virale’, sepse është një fushë që paraqet studime dhe të dhëna të reja çdo ditë. Ndërsa mikrobioma e zorrëve luan një rol vendimtar në mirëqenien tonë, provat për konsumimin e këtyre produkteve janë të pakta dhe, për shumicën e njerëzve të shëndetshëm, fiksimi për “shërimin” e zorrëve mund të jetë...