Ushqimi dhe mosha: çfarë i duhet trupit në çdo fazë të jetës
Vlerat ushqyese të ushqimeve që konsumojmë nuk ndikojnë njësoj në organizëm gjatë gjithë jetës. Me kalimin e moshës, trupi pëson ndryshime të rëndësishme metabolike, hormonale dhe fiziologjike, të cilat ndikojnë në mënyrën se si përthithen vitaminat, mineralet dhe lëndët e tjera ushqyese. Ekspertët e shëndetit theksojnë se nevojat ushqyese të trupit ndryshojnë nga fëmijëria deri në moshën e tretë, duke bërë të domosdoshme përshtatjen e dietës sipas fazave të jetës. Gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, organizmi ka nevojë për sasi të larta proteinash, kalciumi dhe hekuri për të mbështetur rritjen e kockave, zhvillimin e muskujve dhe formimin e sistemit nervor. Kalciumi dhe vitamina D janë thelbësore për zhvillimin e kockave. Hekuri ndihmon në parandalimin e anemisë dhe mbështet zhvillimin kognitiv. Proteinat kontribuojnë në ndërtimin e indeve...
Burimi:
syri.net