Truri i nënës dhe i fëmijës sinkronizohet gjatë lojës, edhe pa fjalë

Truri i nënës dhe i fëmijës sinkronizohet gjatë lojës, edhe pa fjalë

Sintonia mes nënës dhe fëmijës kalon çdo barrierë, ndër to edhe atë gjuhësore. Gjatë lojës, truri i nënës dhe i fëmijës së saj sinkronizohen, edhe kur nëna komunikon në një gjuhë të dytë. Studimi është realizuar nga Universiteti i Nottingham-it në Britani, kryesisht mbi familje të përbëra nga pjesëtarë nga vende të ndryshme. Personat që flasin dy gjuhë në përditshmërinë e tyre shpesh krijojnë një ndjesi distancimi emocional kur nuk përdorin gjuhën mëmë, çka mund të ndikojë në transmetimin e dashurisë dhe empatisë në ndërveprimet prind-fëmijë. Për këtë arsye, u realizua një eksperiment i ndarë në tre faza. Në skenarin e parë, nëna duhej të luante me fëmijën në gjuhën e saj amtare; në rastin e dytë, duhej të flisnin vetëm në anglisht; ndërsa në...