Transmetohet nga lakuriqët e natës ose frutat e infektuara/ A rrezikon virusi “Nipah” të kthehet në pandemi? Flet OBSH

Transmetohet nga lakuriqët e natës ose frutat e infektuara/ A rrezikon virusi “Nipah” të kthehet në pandemi? Flet OBSH

Rreziku i përhapjes vdekjeprurëse Virusi Nipah përtej Indisë është e ulët, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke shtuar se nuk rekomandon kufizime në udhëtim ose tregti pasi dy infeksione u regjistruan nga ky vend i Azisë Jugore. Mediat shkruajnë se Hong Kongu, Malajzia, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami janë ndër vendet aziatike që këtë javë shtrënguan kontrollet në aeroporte për t’u mbrojtur nga përhapja e mundshme e virusit pasi India konfirmoi dy infeksione. “OKB konsideron se rreziku i përhapjes së mëtejshme të infeksioneve nga këto dy raste është i ulët”, tha organizata, duke shtuar se India kishte kapacitetin për të frenuar shpërthime të tilla. Virusi, i cili bartet kryesisht nga lakuriqët e natës, mund të shkaktojë ethe dhe inflamacion në tru. Ka një shkallë vdekshmërie...