Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

Temperaturat në rritje çojnë në më pak lindje djemsh?! Ja çfarë thotë studimi

Një studim i ri tregon se kur temperaturat rriten mbi 20 gradë, lind më pak fëmijë meshkuj krahasuar me femrat. Hulumtuesit nga Universiteti i Oxfordit zbuluan se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të rrisë mortalitetin prenatal në shtatzënitë e hershme, veçanërisht tek fetuset mashkullore. Për shumë vite, raporti gjinor i lindjeve, proporcionimi i djemve ndaj vajzave ishte menduar të ishte konstant, i përcaktuar gjenetikisht dhe i pandryshueshëm nga faktorët socialë ose mjedisorë. Megjithatë, rezultatet e publikuara në Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (PNAS) tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të ndikojë në numrin e djemve dhe vajzave të lindur globalisht. Hulumtuesit analizuan të dhëna nga mbi pesë milionë lindje në 33 vende të Afrikës Sub-Sahariane dhe në Indi. Ata...