Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon, ja si duhet të veproni

Temperatura e lartë te fëmijët, mjekja pediatre: Dushi nuk ndihmon, ja si duhet të veproni

Gjatë stinës së virozave dhe gripit, shumë prindër përballen me rritjen e temperaturës te fëmijët e vegjël. Sipas pediatres Zerina Sheme, temperatura është një reagim mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve dhe nuk duhet parë menjëherë si diçka alarmante. Megjithatë, ajo duhet monitoruar me kujdes. Në një intervistë televizive ajo shpjegon se kompresat, ajrosja e ambientit dhe veshja e lehtë ndihmojnë në uljen e temperaturës, ndërsa dushi nuk rekomandohet. “Kompresat lejohet të vihen në duar, në këmbë dhe në ballë kryesisht. Mund t’i bëjë banjë të pjesshme, por kjo varet nga reagimi i fëmijës. Në përgjithësi dhënia e lëngjeve dhe kompresat e qetësojnë deri diku temperaturën. Edhe veshja, duhet t’i heqim një veshje ose në qoftë se e kemi me dy batanije i heqim një batanije”,...