Të merr shikimin pa dhimbje: Njihni me kohë ablacionin e retinës dhe glaukomën – mos i injoroni shenjat e vogla

Të merr shikimin pa dhimbje: Njihni me kohë ablacionin e retinës dhe glaukomën – mos i injoroni shenjat e vogla

Shikimi mund të rrezikohet edhe pa dhimbje. Prandaj, çdo ndryshim i papritur, sado i vogël të duket, duhet marrë seriozisht dhe vlerësuar nga mjeku specialist Ndryshimet e shkurtra të fushës së shikimit, që zgjasin vetëm disa sekonda, sidomos kur nuk shoqërohen me dhimbje, shpesh i konsiderojmë si të parëndësishme dhe kalimtare. Megjithatë, ato mund të jenë shenja paralajmëruese të sëmundjeve serioze të syrit. Kur bëhet fjalë për ablacionin e retinës, glaukomën apo infarktin e syrit, shikimi shpesh varet nga shpejtësia e reagimit. Oftalmologët theksojnë se disa simptoma nuk duhen anashkaluar kurrë. Blic i papritur drite, “njolla lundruese” në shikim Një blic i papritur drite ose shfaqja e një numri të madh pikash lundruese mund të jenë shenja të një sëmundjeje serioze të syrit, siç është ablacioni...