Të dhënat tronditëse të OBSH-së: sëmundja infektive që vrau 1.23 milion njerëz vitin e kaluar
Tuberkulozi mbetet shkaku kryesor i vdekjes nga sëmundjet infektive në mbarë botën, duke vrarë rreth 1.23 milion njerëz vitin e kaluar, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke theksuar brishtësinë e progresit në luftën kundër kwsaj sëmundjeje. Numri i vdekjeve nga tuberkulozi u ul me tre përqind në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023, ndërsa numri i rasteve ra me pothuajse dy përqind, sipas raportit vjetor të OBSH-së. Rreth 10.7 milion njerëz në të gjithë botën u infektuan me tuberkuloz në vitin 2024: 5.8 milion burra, 3.7 milion gra dhe 1.2 milion fëmijë. Tuberkulozi është një sëmundje e parandalueshme dhe e shërueshme e shkaktuar nga një bakter që më shpesh prek mushkëritë. Ai transmetohet nëpërmjet ajrit kur personat e infektuar kolliten, teshtijnë ose pështyjnë. “Për...
Burimi:
tesheshi.com