‘Superfruti’ i Lindjes së Largët që po zë vendin e sheqerit
Kur të vjen dëshira për diçka natyralisht të ëmbël, mendja të shkon te molla ose banania. Por prej disa kohësh, nutricionistët po flasin gjithnjë e më shumë për një alternativë që shumë njerëz as e kanë dëgjuar: frutin e murgut, i njohur edhe si monk fruit. Ky frut vjen nga Kina, ku quhet Luo Han Guo dhe kultivohet tradicionalisht në zona të lagështa të Guangxi-t, në jug të vendit. I përket familjes së kungulloreve, ka formë të rrumbullakët dhe lëkurë të lëmuar jeshile; për nga pamja të kujton një pjepër “mini”, me madhësinë e një kivi. Në kulturën popullore të rajonit njihet si “fruti i jetëgjatësisë” ose “fruti i Budës”, sepse mendohet se ishin murgjit budistë që e kultivuan dhe e përdorën prej shekujsh si...
Burimi:
syri.net