Studimi zvicerian: Fëmijëve ushtrojnë shumë dhunë ndaj prindërve
Një studim afatgjatë nga Universiteti i Cyrihut tregon se dhuna fizike ndaj prindërve është në nivel shumë shqetësues. Gazetari shqiptar Bahri Cani shkruan se, sipas këtij studimi, 32.5 përqind (gati çdo i treti) e pjesëmarrësve kanë pranuar se kishin sulmuar fizikisht prindërit e tyre të paktën një herë midis moshës 11 dhe 24 vjeç. Dhuna më e shpeshtë e fëmijëve ndaj prindërve ka ndodhur nga 13-vjeçarët (me rreth 15 përqind të të anketuarve). Me rritjen e fëmijëve edhe dhuna e tyre ndaj prindërve bie, por me shtimin e moshës ajo është më e rrezikshme. Studimi bazohet në projektin e Cyrihut mbi zhvillimin social nga fëmijëria në moshë madhore (z-proso), të udhëhequr nga Manuel Eisner, Denis Ribeaud dhe Lilly Shanahan në Qendrën Jacobs për Zhvillimin Produktiv...
Burimi:
syri.net