Studimi: Të hash darkën më herët mund të përmirësojë shëndetin e zemrës
Një studim i ri sugjeron se koha kur hamë darkë mund të jetë po aq e rëndësishme sa edhe ushqimi që konsumojmë. Sipas studiuesve nga Universiteti Northwestern, ngrënia e darkës të paktën tre orë para gjumit mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe metabolik. Studiuesit zbuluan se tek të rriturit e moshës së mesme dhe të moshuar, të cilët janë në rrezik më të lartë për sëmundje kardiometabolike, zgjatja e periudhës së agjërimit gjatë natës dhe shmangia e ushqimit për tre orë para gjumit solli përmirësime të dukshme në disa tregues shëndetësorë. Sipas tyre, këto përfitime lidhen me ritmin cirkadian të trupit, orën biologjike që rregullon ciklin e gjumit dhe zgjimit. Sistemi tretës është i lidhur ngushtë me këtë ritëm, prandaj lënia e...
Burimi:
syri.net