Studimi spanjoll jep njoftimin e rëndësishëm ndaj shërimit të kancerit të pankreasit

Studimi spanjoll jep njoftimin e rëndësishëm ndaj shërimit të kancerit të pankreasit

Një dritë jeshile ka ardhur nga Spanja për luftën kundër kancerit të pankreasit. Edhe pse studiuesit theksojnë se nevojitet ende kohë përpara se terapia të testohet tek njerëzit, lajmi konsiderohet një hap i rëndësishëm në kërkimin shkencor. Sipas një studimi të publikuar në revistën prestigjioze shkencore PNAS, adenokarcinoma duktale e pankreasit, forma më e zakonshme dhe më vdekjeprurëse e këtij tumori, ka shfaqur regresion të plotë në modelet shtazore, konkretisht te minjtë, për një periudhë prej rreth 200 ditësh. Ky efekt është arritur përmes një kombinimi të tre barnave, pa u shoqëruar me efekte anësore të rënda, një element që e bën rezultatin edhe më domethënës. Studimi është udhëhequr nga profesori Mariano Barbacid, drejtor i ekipit të Onkologjisë Eksperimentale në Qendrën Kombëtare Spanjolle për Kërkime...