Studimi: Shumica e efekteve anësore të lidhura me statinat, nuk shkaktohen nga ilaçet
Një studim i ri sugjeron se shumica e efekteve anësore të lidhura me statinat nuk shkaktohen nga ilaçet. Pas një shqyrtimi gjithëpërfshirës të efekteve anësore të lidhura me ilaçet që ulin kolesterolin, akademikët nga Universiteti i Oksfordit kanë bërë thirrje që fletëpalosjet informuese për pacientët të përditësohen. Statinat janë disa nga ilaçet më të përshkruara, me miliona njerëz në mbarë botën që i marrin ato për të ulur nivelet e kolesterolit të keq, duke ulur kështu mundësinë e atakut në zemër dhe goditjes në tru. Por ekspertët thanë se ka "konfuzion dhe shqetësim të vazhdueshëm" në lidhje me efektet anësore të lidhura me ilaçet, pasi ata theksuan se si miliona njerëz të tjerë që mund të përfitonin nga ilaçet nuk po i marrin ato. Pas...
Burimi:
syri.net