Studimi sfidon mitin/ Rrjetet sociale nuk përkeqësojnë shëndetin mendor të adoleshentëve

Studimi sfidon mitin/ Rrjetet sociale nuk përkeqësojnë shëndetin mendor të adoleshentëve

Një studim i madh shkencor sfidon narrativën dominuese se rrjetet sociale dhe lojërat online po dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve. Sipas hulumtimit të realizuar nga Universiteti i Mançesterit, koha e kaluar në platforma si TikTok, Instagram apo në gaming nuk shkakton rritje të ankthit, depresionit apo vështirësive të tjera emocionale te të rinjtë. Studiuesit ndoqën rreth 25 mijë nxënës të moshës 11-14 vjeç për tre vite shkollore, duke analizuar zakonet e tyre në rrjetet sociale, frekuencën e lojërave elektronike dhe gjendjen emocionale. Të rinjtë raportuan sa kohë kalonin gjatë ditëve të zakonshme të shkollës në rrjete sociale apo gaming, si dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi humorin dhe mirëqenien e tyre mendore. Rezultatet ishin të qarta: as për vajzat dhe as për djemtë, përdorimi më intensiv...