Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga sa mendohej

Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga sa mendohej

Sëmundjet e zemrës shpesh perceptohen si një problem i moshës së tretë, i lidhur me dekada zakonesh jo të shëndetshme. Por, një studim afatgjatë sugjeron se rreziku mund të nisë shumë më herët. ”Hulumtimi tregon se burrat fillojnë të shfaqin rritje të rrezikut kardiovaskular vite përpara grave, dhe kjo diferencë hapet që në moshë relativisht të re”, sipas “The Knowridge”. Studimi, i cili ndoqi pjesëmarrësit për më shumë se 30 vjet, zbuloi se burrat arrijnë një rrezik prej 5% për sëmundje kardiovaskulare rreth shtatë vjet më herët se gratë. Në këtë kategori përfshihen infarkti i zemrës, goditja në tru dhe insuficienca kardiake. Diferenca e hershme u nxit kryesisht nga sëmundja koronare e zemrës, shkaku kryesor i infarkteve. Ajo që e bën zbulimin veçanërisht domethënës është...