Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Studimi: Ripërtëritja e qelizave te vezët jep shpresë për suksesin e fertilizimit in vitro tek të moshuarit
Shkencëtarët kanë arritur të “rinojnë” vezët njerëzore për herë të parë, gjë që mund të përmirësojë shkallën e suksesit të fertilizimit in vitro (IVF) tek gratë e moshuara, sipas rezultateve të fundit të hulumtimit. Eksperimenti sugjeron që defektet që lidhen me moshën, të cilat shkaktojnë gabime gjenetike në embrione, mund të reduktohen duke shtuar proteinën kyçe Shugoshin 1 (Shugoshin) në vezë, shkruan "The Guardian".Në eksperimentet mbi vezët e dhuruara në një klinikë të Kembrixhit, qelizat e trajtuara treguan pothuajse gjysmën e gjasave të defekteve kromozomale krahasuar me ato të patrajtuara. Tek gratë mbi 35 vjeç, defektet u ulën nga 65 përqind në 44 përqind. Drejtoresha e Institutit Max Planck dhe bashkëthemeluese e kompanisë Ovo Labs, profesoresha Melina Schuh, e vlerësoi këtë si një "përmirësim shumë domethënës".Rënia e...