Studimi: Proteina e prodhuar në mëlçi është faktor kyç për shëndetin e kockave te meshkujt
Një studim i ri lë të kuptohet se mëlçia luan një rol të panjohur më parë në shëndetin e kockave, por vetëm te meshkujt. Një kërkim i udhëhequr nga Universiteti McGill, i botuar në Matrix Biology, zbuloi se një proteinë e prodhuar në mëlçi ndihmon në rregullimin e rritjes së kockave te minjtë meshkuj, por jo te femrat. Këto gjetje mund të ndihmojnë të shpjegohet pse burrat me sëmundje të mëlçisë kanë më shumë gjasa të pësojnë humbje kockore. Proteina, e njohur si fibronektina plazmatike, është natyrshëm e pranishme në gjak në nivele më të larta te meshkujt sesa te gratë. Ajo ulet kur mëlçia dëmtohet dhe grumbullohet në kocka për të rregulluar formimin e tyre. Kjo tregon se meshkujt mbështeten më shumë te kjo proteinë për...
Burimi:
syri.net