Studimi në Spanjë: Luspat e peshkut, një zgjidhje e re për riparimin e kornesë së syrit
Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të re për trajtimin e dëmtimeve të kornesë së syrit, duke përdorur një material të pazakontë, luspat e peshkut. Studiuesit nga Universiteti i Granadës në Spanjë kanë zhvilluar implante të kornesë nga luspat e peshkut, me rezultate premtuese në laborator dhe në testet me kafshë. Ekipi i kërkimit analizoi luspat e krapit dhe peshqve të tjerë të konsumit, duke arritur të krijojë një biomaterial transparent, të qëndrueshëm dhe të përputhshëm me indet e trupit, i cili mund të përdoret për riparimin e kornesë së dëmtuar. Kornea është shtresa transparente në pjesën e përparme të syrit dhe, kur dëmtohet rëndë, shpesh trajtimi i vetëm është transplanti. Por mungesa e indeve donatore bën që shumë pacientë të presin për një kohë të...
Burimi:
syri.net