Studimi: Ndërsa temperaturat rriten, numri i lindjeve të meshkujve po zvogëlohet
Kur temperaturat rriten mbi 20°C, lindin më pak djem krahasuar me vajza, ka zbuluar një studim i ri. Studiuesit në Universitetin e Oksfordit zbuluan se ekspozimi ndaj nxehtësisë mund të rrisë vdekshmërinë prenatale në shtatzëninë e hershme, veçanërisht tek meshkujt. Për shumë vite, raportet gjinore njerëzore në lindje - raporti i pasardhësve meshkuj me femra - mendohej të ishin konstante, të përcaktuara gjenetikisht dhe të pandryshueshme ndaj goditjeve sociale ose mjedisore, shkruan autorët. Megjithatë, rezultatet e botuara në Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America (PNAS) tregojnë se nxehtësia ekstreme mund të luajë një rol në numrin e djemve dhe vajzave që lindin në të gjithë botën. Studiuesit analizuan të dhëna nga më shumë se pesë milionë lindje në 33 vende...
Burimi:
syri.net