Studimi: Merrni vitaminë D që të jeni të mbrojtur nga gripi
Vitamina D, e quajtur shpesh "vitamina e diellit" sepse trupi e prodhon përmes rrezeve të diellit, gjendet edhe në ushqime si peshku yndyror, mishi i kuq dhe e verdha e vezës. Megjithatë, për shkak të mungesës së orëve të dritës gjatë dimrit në Mbretërinë e Bashkuar, rreth një në gjashtë persona kanë nivele të vitaminës D nën rekomandimet qeveritare. Dihet prej kohësh se vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve, por një studim i ri i udhëhequr nga Universiteti i Surrey-t ka gjetur një lidhje mes mungesës së vitaminës D dhe rrezikut për shtrim në spital nga infeksionet e frymëmarrjes. Në studimin, të botuar në American Journal of Clinical Nutrition, studiuesit sugjerojnë se personat me mungesë të theksuar të vitaminës D kishin...
Burimi:
syri.net