Simptomat e perimenopauzës në të tridhjetat për të cilat duhet të keni kujdes
Perimenopauza ndodh në vitet para fillimit të menopauzës. Është një fazë kalimtare që shpesh shënohet nga ndryshime hormonale, siç është rënia e estrogjenit, e cila mund të çojë në një sërë simptomash të ngjashme me menopauzën. Edhe pse e shoqërojmë perimenopauzën , dhe më pas menopauzën, me fundin e të dyzetave ose fillimin e të pesëdhjetave, ajo mund të shfaqet edhe në të tridhjetat. Autorët e studimeve që merren me perimenopauzën e hershme vunë re se gratë në perimenopauzë, si dhe mjekët e tyre, shpesh besojnë se janë shumë të reja për një gjendje të tillë, prandaj i injorojnë simptomat .Në mënyrë që çdo grua të jetë e njohur me gjithçka që përfshin perimenopauza e mundshme në të tridhjetat, më poshtë sjellim një udhëzues në të cilin do t'u përgjigjemi disa...
Burimi:
syri.net