Simptoma të zakonshme, rreziqe të nënvlerësuara: Çfarë duhet të dini për gripin

Simptoma të zakonshme, rreziqe të nënvlerësuara: Çfarë duhet të dini për gripin

Me stinën e dimrit, gripi kthehet në një “armik” të padukshëm për shumë prej nesh. Megjithatë, shpesh e nënvlerësojmë këtë sëmundje dhe bëjmë disa gabime që mund të rrisin rrezikun për shëndetin. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se gripi nuk është thjesht një ftohje e zakonshme. Në një përqindje të vogël, simptomat mund të zgjasin javë të tëra, duke përfshirë lodhje të tepruar, vështirësi për t’u përqendruar dhe dhimbje muskujsh. Përveç kësaj, pas gripit rritet rreziku i atakut në zemër dhe i goditjes në tru. Prandaj, vaksina vjetore kundër gripit, veçanërisht nëntorin-dhjetorin, është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për të zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe komplikimet. Një tjetër gabim i zakonshëm është mbivlerësimi i forcës tonë. Shumë prej nesh vazhdojnë aktivitetet normale edhe me...