Si ta dallojmë lodhjen nga mosbindja tek fëmijët

Si ta dallojmë lodhjen nga mosbindja tek fëmijët

Prindërit shpesh pyesin veten nëse fëmija po tregohet i pabindur apo është thjesht i lodhur shumë. Dallimi nuk është gjithmonë i lehtë për t’u parë, veçanërisht tek fëmijët e vegjël që ende nuk dinë si ta shprehin qartë se si ndihen.Ekspertët paralajmërojnë se lodhja tek fëmijët shpesh tregohet nga sjellje që mund të duket si mosbindje , megjithëse në të vërtetë është një nevojë për pushim, raporton Index.hr. Kur një fëmijë është i lodhur , ai është më pak i aftë të kontrollojë emocionet dhe impulset e tij. Kjo është arsyeja pse nervozizmi, zemërimi, reagimet e dhunshme dhe refuzimi për të bashkëpunuar janë shpesh shenjë lodhjeje, jo sfide të qëllimshme. Ndryshime të papritura të humorit Një nga shenjat më të zakonshme të lodhjes është një ndryshim i menjëhershëm i humorit. Një fëmijë...