Si satelitët në qiell mund të prishin ciklin tonë të gjumit në Tokë
Satelitët e komunikimit të lëshuar në hapësirë mund të shkaktojnë ndotje nga drita aq të lartë sa të prishë ciklet e gjumit të njerëzve, paralajmërojnë shkencëtarët dhe mjekët në Shkollën e Mjekësisë Feinberg të Universitetit Northwestern në SHBA. Ekspozimi ndaj dritës satelitore gjatë natës mund të prishë ritmin cirkadian “ora” jonë e brendshme që i tregon trupit kur është koha për t’u zgjuar dhe kur për të fjetur dhe ndikon në nivelet e hormoneve, tretjen dhe temperaturën e trupit, thanë ata. Edhe ndërprerjet afatshkurtra të ritmeve cirkadiane, vërejnë ata, mund të lidhen me probleme me shërimin e plagëve, çrregullime të tretjes, vështirësi në kujtesë dhe lodhje të rëndë. Me kalimin e kohës, këto ndërprerje janë shoqëruar me efekte në sistemin kardiovaskular dhe nervor, metabolizmin, sistemin...
Burimi:
syri.net