Si rastet e rënda të gripit mund ta dëmtojnë zemrën

Si rastet e rënda të gripit mund ta dëmtojnë zemrën

Studiuesit besojnë se tani e kuptojnë se si rastet e rënda të gripit dëmtojnë zemrën, duke dhënë një shpjegim për rritjen vjetore të sulmeve në zemër gjatë sezonit të gripit. Udhëheqësi i studimit, Philip Svirski i Shkollës së Mjekësisë Icahn në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork, tha në një deklaratë se prej vitesh dihet që frekuenca e sulmeve në zemër rritet gjatë sezonit të gripit, por përtej intuitës klinike, ka pak prova për mekanizmat që fshihen pas këtij fenomeni.Duke studiuar mostrat e indeve nga pacientët e shtruar në spital që vdiqën nga gripi, studiuesit zbuluan se një lloj qelize imune, e njohur si qeliza pro-dendritike 3, infektohet në mushkëri dhe më pas udhëton drejt zemrës, raporton "Reuters". Atje, në vend që të bëjë punën...