Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Si gripi mund të godasë zemrën dhe të shkaktojë infarkt

Gripi nuk prek vetëm mushkëritë, por në raste të caktuara mund të dëmtojë edhe zemrën. Një studim i publikuar në revistën shkencore “Immunity” ka zbuluar mekanizmin përmes të cilit virusi i gripit mund të kalojë nga mushkëritë në indin kardiak, duke shkaktuar inflamacion të rrezikshëm. Një grup shkencëtarësh në Spitalin Mount Sinai në Nju Jork studiuan zemrat e 35 pacientëve që vdiqën nga gripi gjatë autopsive dhe përcaktuan se problemet kardiovaskulare ishin shkaku i shumicës së këtyre vdekjeve. Mbi 85% e pacientëve kishin një sëmundje të mëparshme të zemrës (siç është hipertensioni) dhe shumica kishin sëmundje të shumëfishta (siç është ateroskleroza, inflamacion kronik i arterieve, me praninë e pllakës brenda tyre, së bashku me fibrozën kardiake, akumulimin e indeve në muskulin e zemrës). Analizat treguan...