Shytat mund të rikthehen. Jo vetëm fruthi është në rritje

Shytat mund të rikthehen. Jo vetëm fruthi është në rritje

Fruthi nuk është sëmundja e vetme që po rikthehet. Autoritetet shëndetësore në Maryland të SHBA-së kanë lëshuar një paralajmërim pas rritjes së rasteve të shytave. Deri me 19 shkurt janë raportuar 26 raste, nga të cilat 19 të konfirmuara dhe shtatë të dyshuara. Në nivel kombëtar, Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportojnë 34 raste në 11 juridiksione deri në fund të shkurtit. Shytat dikur ishin një sëmundje e zakonshme e fëmijërisë në SHBA, por pas miratimit të vaksinës së parë në vitin 1967 rastet ranë ndjeshëm. Sipas CDC-së, rastet u ulën nga mbi 152 mijë në vitin 1968 në vetëm 231 në vitin 2003. Megjithatë, që nga viti 2006 janë shënuar përsëri shpërthime sporadike. Shytat janë një infeksion viral që prek...