Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

Shtohet lista e barnave të rimbursueshme, Fondi i Sigurimit Shëndetësor: Nuk është mbyllur asnjë farmaci

Lista e re e Barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor përshin afro 1366 barna, prej të cilëve 211 spitalore. Drejtori i FSDKSH-së, Arti Papajani në një intervistë për RTSH-në sqaron se nevoja për të mbuluar një spektër më të gjerë të diagnozave e ka shtuar numrin e barnave në listë. “Lista e barnave është një sistem i integruar që balancon kujdesin e pacientëve me standardet e mbrojtjes së kujdesit shëndetësor, një proces që ndryshon vazhdimisht dhe që ka në qëllim zgjerimin e barnave të reja dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve. Aktualisht në listën e barnave që funksionojnë janë 1366 barna nga të cilat 211 janë barna spitalore”, tha Papajani. Për Papajanin, rastet e mosmarrjes nga qytetarët e barnave...