Shpërthimi i virusit vdekjeprurës, rrezik nga epidemia/ Azia merr masa ndaj virusit Nipah
Shpërthimi i virusit vdekjeprurës Nipah në West Bengal të Indisë ka nxitur shqetësime në disa zona të Azisë, që madje kanë kthyer masa shtrënguese nëpër aeroporte. Tajlanda ka shtuar kontrollet e pasagjerëve që vijnë nga West Bengali. Nepali po ashtu ka shtuar kontrollet në aeroportin Katmandu dhe pikat tjera të lidhjes me Indinë. Pesë punëtorë shëndetësorë në West Bengal u infektuan me virus më herët gjatë muajit. Një nga ta është në gjendje kritike. Rreth 110 njerëz që ishin në kontakt me ta janë izoluar. Virusi mund të shpërndahet nga kafshët te njerëzit. Ka shkallë të lartë vdekshmërie – 40-75 për qind – pasi s’ka vaksinë e ilaç për ta trajtuar. Çfarë është virusi Nipah dhe cilat janë simptomat e tij? Virusi Nipah mund të...
Burimi:
sot.com.al