Shkencëtarët zbulojnë dy periudha kur njerëzit plaken më shpejt
Plakja zakonisht shihet si një proces i ngadaltë dhe i vazhdueshëm, por hulumtimet e fundit tregojnë se kjo nuk është gjithmonë e saktë. Nëse ndonjëherë keni vënë re ndryshime të papritura në pamjen tuaj brenda një nate, ndoshta nuk ishte imagjinatë. Një studim i vitit 2024 që analizoi ndryshimet molekulare të lidhura me plakjen zbuloi se njerëzit përjetojnë dy periudha ku plakja përshpejtohet ndjeshëm: një herë rreth moshës 44 vjeç dhe një herë tjetër rreth 60 vjeç, sipas “ScienceAlert”. Gjenetisti Michael Snyder nga Universiteti i Stanfordit shpjegoi se ndryshimet në trup nuk janë vetëm të ngadalta dhe të vazhdueshme: “Ekzistojnë faza me ndryshime dramatike. Mes të dyzetave dhe fillimi i të gjashtëdhjetave janë periudha kyçe, pavarësisht se cilat molekula studiojmë.” Çfarë zbuluan hulumtuesit Plakja lidhet...
Burimi:
syri.net