Shkencëtarët: Thithja e gazrave tuaj mund t’ju mbrojë nga kjo sëmundje e rëndë

Shkencëtarët: Thithja e gazrave tuaj mund t’ju mbrojë nga kjo sëmundje e rëndë

Një studim i ri nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit Johns Hopkins ka nxitur debat pas zbulimeve mbi rolin e sulfurit të hidrogjenit - një gaz me erë të ngjashme me vezët e prishura, që çlirohet edhe gjatë nxjerrjes së gazrave truporë - në mbrojtjen e qelizave të trurit nga plakja dhe sëmundja e Alzheimerit. Sipas studiuesve, sulfidi i hidrogjenit (H₂S) mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër rënies njohëse dhe proceseve neurodegjenerative. Sëmundja e Alzheimerit diagnostikohet çdo vit në rreth 500,000 pacientë të rinj në Shtetet e Bashkuara. “Të dhënat tona të reja e lidhin fort plakjen, neurodegjenerimin dhe sinjalizimin qelizor nëpërmjet sulfurit të hidrogjenit dhe molekulave të tjera të gazta brenda qelizës,” tha Dr. Bindu Paul, profesor i asociuar dhe bashkautor i studimit të publikuar në...