Shkencërisht e provuar: si të ndaloni gërhitjen natën

Shkencërisht e provuar: si të ndaloni gërhitjen natën

Gërhitja është një fenomen i zakonshëm gjatë gjumit të thellë, por shpesh shndërrohet në një shqetësim serioz për partnerin ose partneren. Ekspertët e gjumit shpjegojnë se ajo ndodh kur rrugët e frymëmarrjes ngushtohen, duke shkaktuar dridhje në gojë, hundë, fyt ose gjuhë. Sipas disa studimeve, mënyra e jetesës ka një rol të madh në shfaqjen e gërhitjes. Konsumi i tepërt i pijes energjike, alkoolit dhe kafes kontribuon në dehidratimin e trupit, gjë që mund të rrisë formimin e mukozës në rrugët e frymëmarrjes. Ky efekt bën që gërhitja të intensifikohet dhe gjumi për partnerin të mos jetë i rehatshëm. Ekspertët sugjerojnë disa mënyra për ta reduktuar këtë problem. Hidratimi i duhur gjatë ditës është një nga metodat më efektive. Pirja e mjaftueshme e ujit ndihmon...