Shëndetësi: Temperaturat e ulta shtojnë rrezikun e atakut në zemër

Shëndetësi: Temperaturat e ulta shtojnë rrezikun e atakut në zemër

Ulja e ndjeshme e temperaturave në shumë vende disa gradë nën zero, shton edhe rrezikun për atak në zemër. I ftohti sipas ekspertëve vendos nën presion zemrën dhe ngushton enët e gjakut. Kardiologu Ermir Tafaj gjatë një interviste për Euronews Albania, pohoi se më të rrezikuar janë pacientët që kanë probleme të zemrës. Në këto kushte, mjeku apelon që të bëhet kujdes nga të gjithë pacientët me problem të zemrës dhe enëve të gjakut. Por, edhe ata që besojnë se janë të shëndetshëm, dhe nuk kanë kryer ekzaminime së fundmi duhet të bëjnë kujdes, veçanërisht në momentet që punojnë në të ftohtë dhe sforcohen. Kardiologu rekomandon që të mos neglizhohet asnjëherë një dhimbje gjoksi, e cila mund të zgjas qofte edhe pak sekonda dhe pushon...