SHBA përmbys piramidën ushqimore. Udhëzimet e reja që ndezin debat

SHBA përmbys piramidën ushqimore. Udhëzimet e reja që ndezin debat

Shtetet e Bashkuara kanë publikuar udhëzimet e reja ushqimore për vitet 2025–2030, të cilat theksojnë konsumimin e më shumë proteinave, yndyrnave të shëndetshme dhe ushqimeve natyrale, duke kufizuar sheqerin dhe ushqimet ultra të përpunuara. Rekomandimet e reja mbështeten nga Departamenti i Shëndetësisë dhe ai i Bujqësisë dhe reflektojnë vizionin e sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., në kuadër të nismës “Make America Healthy Again”. Një nga ndryshimet më të dukshme është rikthimi i piramidës ushqimore, por në formë të përmbysur, ku proteinat shtazore dhe bulmeti zënë një vend më të rëndësishëm. Udhëzimet rekomandojnë 1.2 deri në 1.6 gramë proteinë për kilogram peshë trupore në ditë, si dhe konsum të bulmetit të plotë pa sheqerna të shtuara. Gjithashtu, sugjerohet rritja e konsumit të perimeve, frutave...