“Sezoni i gripit, po shkon drejt pikut të tij”/ Rritet numri i të prekurve, mjekët: Bëni kujdes, zgjat deri në 10 ditë

“Sezoni i gripit, po shkon drejt pikut të tij”/ Rritet numri i të prekurve, mjekët: Bëni kujdes, zgjat deri në 10 ditë

Sezoni i gripit po shkon drejt pikut të tij. Në dyert e mjekëve të familjes apo atyre infeksionist ka çdo ditë me dhjetëra pacientë që paraqiten për të kërkuar ndihmë pasi simptomat e gjendjeve virale janë rënduar. Bluzat e bardha referojnë se simptomat e gripit janë të shumta, por është parë që temperaturat e lartë që nuk bie është më e shprehura. Infeksionistja, Alma Hoxhaj u shpreh se gripi këtë vit është me simptoma si kolla, dhimbje fyti, vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje muskulare. Ajo shtoi se gripi mund të shfaqet edhe me diarre e te vjella. Mjekët apelojnë që të mos nënvlerësohet një gjendje gripale, pasi mund të kemi komplikacione nga të lehtat deri tek ato më të rëndat. Disa grupe janë veçanërisht më...