Sëmundjet e mëlçisë dëmtojnë kockat te burrat
Dëmtimi i mëlçisë nga alkooli dhe ushqimet e yndyrshme mund të nxisë zhvillimin e sëmundjeve të rrezikshme të kockave te burrat, sipas një studimi të ri shkencor. Studiues nga Universiteti McGill në Kanada zbuluan se një proteinë e prodhuar në mëlçi është thelbësore për formimin dhe forcimin e kockave te burrat. Kur mëlçia dëmtohet, prodhimi i kësaj proteine – e quajtur fibronektinë plazmatike – ndërpritet, duke rritur rrezikun për osteopeni dhe osteoporozë, dy gjendje që e bëjnë kockën më të brishtë dhe rrisin ndjeshëm mundësinë e frakturave serioze. Sipas studimit, ky mekanizëm nuk duket se prek gratë në të njëjtën mënyrë, pasi kockat e tyre varen më pak nga kjo proteinë specifike. Gjetjet janë veçanërisht të rëndësishme, pasi vlerësohet se rreth një në tre të...
Burimi:
syri.net