Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sistemi spitalor do t’i nënshtrohet një procesi të thellë riformatimi, që synon më shumë efikasitet, menaxhim modern dhe kujdes dinjitoz për çdo pacient, kudo në vend. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, inspektoi Spitalin Rajonal “Memorial” në Fier, spitali pilot për autonominë financiare, ku po aplikohen modele moderne të menaxhimit, financim i bazuar në kosto reale dhe shpërblim i stafit sipas performancës. Gjatë vizitës në ambientet e këtij spitali, ministrja Sala theksoi se autonomia spitalore përbën një shtyllë themelore të reformës në shëndetësi, pasi rrit përgjegjshmërinë menaxheriale, përmirëson përdorimin e burimeve financiare dhe krijon kushte për motivimin e stafit shëndetësor përmes vlerësimit sipas performancës. “Spitali Rajonal “Memorial” në Fier është aktualisht i vetmi spital në Republikën e Shqipërisë që ka autonomi financiare, pra...