Sa ujë duhet të pimë çdo ditë për metabolizëm të shëndetshëm? Rekomandimet sipas moshës

Sa ujë duhet të pimë çdo ditë për metabolizëm të shëndetshëm? Rekomandimet sipas moshës

Uji është elementi më i rëndësishëm për jetën dhe për funksionimin normal të organizmit. Ai përbën rreth 60% të peshës trupore tek të rriturit dhe është thelbësor për rregullimin e temperaturës së trupit, transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, eliminimin e mbetjeve, si dhe për proceset metabolike. Ndryshe nga ushqimi, pa të cilin mund të mbijetojmë për javë të tëra, mungesa e ujit për më shumë se tre ditë mund të jetë fatale. Shpesh rekomandohet konsumimi i rreth 2.5 litrave ujë në ditë, por ekspertët theksojnë se kjo është vetëm një mesatare. Nevojat reale ndryshojnë sipas moshës, gjinisë, peshës, aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike. Sa ujë duhet sipas moshësSipas Autoritetit Evropian për Sigurinë Ushqimore (EFSA), nevojat ditore për ujë janë si më poshtë: 0–6 muaj:...