Sa të shëndetshme janë bananet, çfarë duhet të dini dhe sa duhet të hani?
Është një nga ushqimet më të njohura në botë, i konsumuar çdo ditë nga miliona njerëz dhe shpesh i promovuar si “snack”-u i shëndetshëm. E lirë, e lehtë për t’u transportuar dhe natyrshëm e ëmbël, banania është fruti më i shitur dhe është lidhur ngushtë me formën fizike, shëndetin kardiovaskular, tretjen e mirë dhe furnizimin e menjëhershëm me energji. Megjithatë, vitet e fundit ajo ka hyrë në shënjestër të kritikave. Disa e konsiderojnë tepër të ëmbël, të pasur me niseshte apo potencialisht problematike për nivelin e sheqerit në gjak. A është vërtet kaq e shëndetshme sa besohet gjerësisht, apo kemi të bëjmë me një frut të keqkuptuar? Banania u kultivua fillimisht në Azinë Juglindore më shumë se 7.000 vjet më parë dhe u përhap në...
Burimi:
syri.net