Sa minuta ecje në ditë mund t’ju zgjasin jetën me një vit?

Sa minuta ecje në ditë mund t’ju zgjasin jetën me një vit?

Ndryshimet e vogla, por të qëndrueshme në stilin e jetesës, mund të kenë ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut. Shkencëtarët pohojnë se aktiviteti i përditshëm fizik, edhe në sasi minimale, redukton ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve serioze si sëmundjet kardiovaskulare, goditjet në tru, diabeti i tipit 2 dhe disa forma të kancerit. Sipas rekomandimeve ekspertëve, të rriturit duhet të jenë aktivë çdo ditë, duke kombinuar ushtrimet aerobike me ato për forcimin e muskujve, dhe duke synuar rreth 150 minuta aktivitet fizik në javë. Por studime të reja tregojnë se përfitimet fillojnë shumë më herët sesa mendohej. Hulumtimet shkencore sugjerojnë se edhe ecja për vetëm 10 minuta në ditë mund të shtojë deri në një vit jetë, veçanërisht tek personat mbi moshën 60-vjeçare. Një...