Sa e shëndetshme është në të vërtetë ‘të zgjohesh me pulat’
Në orën pesë të mëngjesit, rrjetet sociale janë plot me prova se ata që zgjohen herët "e kanë shfrytëzuar tashmë ditën" - ekspertët e produktivitetit pohojnë se është pikërisht kjo rutinë që i ndan më të suksesshmit nga mesatarja. CEO i Apple, Tim Cook, sipërmarrësi Richard Branson dhe aktorja Jennifer Aniston shpesh përmenden si shembuj. Mesazhi është i thjeshtë: zgjohuni më herët - do të keni më shumë sukses. Megjithatë, shkenca ofron një pamje më komplekse. Për shumë njerëz, zgjimi në orën 5 të mëngjesit nuk është çështje disipline, por biologjie, shkruan rts.rs. Koncepti kyç është kronotipi – ritmi biologjik individual që përcakton kur ndihemi natyrshëm zgjuar ose të përgjumur. Hulumtimet tregojnë se kronotipi është pjesërisht i përcaktuar gjenetikisht dhe ndryshon gjatë jetës: adoleshentët kanë tendencë të flenë...
Burimi:
syri.net