Rregulli i 3 orëve që mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Rregulli i 3 orëve që mund të përmirësojë shëndetin e zemrës

Një studim i ri tregon se një ndryshim i thjeshtë në orarin e të ngrënit mund të përmirësojë shëndetin e zemrës dhe metabolizmin. Pjesëmarrësit ndaluan së ngrëni dhe fikën dritat tri orë para gjumit, duke zgjatur agjërimin gjatë natës me rreth dy orë, pa ulur kaloritë. Krahasuar me grupin që vazhdoi rutinën normale, ata që ndoqën këtë rregull patën ulje me 3.5% të tensionit të gjakut gjatë natës dhe rënie me 5% të rrahjeve të zemrës. Këto ndryshime tregojnë një ritëm më të shëndetshëm të zemrës gjatë gjumit. Gjithashtu, u përmirësua kontrolli i sheqerit në gjak gjatë ditës, pasi pankreasi reagoi më mirë ndaj glukozës dhe prodhoi insulinë në mënyrë më efikase. Studimi u krye nga studiues të Northwestern Medicine dhe do të publikohet në revistën Arteriosclerosis, Thrombosis,...