Refluksi gastroezofageal, si ta menaxhojmë përmes ushqimit dhe stilit të jetesës
Refluksi gastroezofageal është një ndër shqetësimet më të zakonshme të sistemit tretës, që prek një numër të madh njerëzish në përditshmëri. Ai shfaqet kur acidi i stomakut kthehet mbrapsht drejt ezofagut, duke shkaktuar ndjesinë e djegies në gjoks, e njohur ndryshe si urth, si edhe shije të hidhur në gojë apo rigurgitim të ushqimit. Edhe pse në shumë raste është një problem i lehtë dhe kalimtar, nëse neglizhohet mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e jetës. Specialistët theksojnë se një nga faktorët kryesorë që ndikon në përkeqësimin e refluksit është mënyra e të ushqyerit. Konsumi i ushqimeve të yndyrshme, të përpunuara apo shumë pikante rrit prodhimin e acidit në stomak dhe e vështirëson tretjen, duke shtuar gjasat që acidi të rikthehet në ezofag. Gjithashtu, pijet...
Burimi:
syri.net