Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Raporti tronditës, 800 mijë vdekje në vit nga alkooli në Europë
Alkooli është përgjegjës për një në tre vdekje nga lëndimet dhe dhuna në Evropë, duke paraqitur kërcënim të madh për shëndetin publik, veçanërisht gjatë periudhave të festave kur konsumi zakonisht rritet, thuhet në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Sipas raportit bazuar në të dhënat e vitit 2019, gati 145 mijë vdekje të lidhura me lëndimet në rajon i atribuohen alkoolit, përfshirë vetëlëndimin, lëndimet në trafikun rrugor dhe rrëzimet. “Asnjë substancë tjetër psikoaktive nuk kontribuon kaq shumë në lëndimet e paqëllimshme dhe të qëllimshme”, tha OBSH-ja duke paralajmëruar se alkooli mbetet faktor rreziku veçanërisht i rrezikshëm për të rinjtë. OBSH-ja tha se Evropa ka nivelet më të larta të konsumit të alkoolit në nivel global, me përdorimin e alkoolit që shkakton rreth 800 mijë...