Pse zgjohemi më herët teksa plakemi?
Ndryshimet në mënyrën se si flemë gjatë jetës nuk lidhen vetëm me zakonet apo stilin e jetesës, por janë të lidhura ngushtë me orën tonë biologjike. Nëse të moshuarit zgjohen shumë herët në mëngjes, ndërsa adoleshentët e kanë të vështirë të ngrihen nga gjumi, shkenca shpjegon se këto dallime lidhen me ndryshimet që pëson trupi dhe truri me kalimin e viteve. Ekspertët theksojnë se cikli i gjumit ndryshon natyrshëm me moshën, duke ndikuar jo vetëm në orën kur biem për të fjetur, por edhe në cilësinë dhe kohëzgjatjen e pushimit. Sipas Cindy Lustig, profesoreshë psikologjie në Universitetin e Miçiganit, ndryshimet në gjumë nuk kanë një shkak të vetëm, por janë rezultat i disa faktorëve të ndërlidhur që ndikojnë në funksionimin e trupit. Me kalimin e...
Burimi:
syri.net