Pse sëmundjet e zemrës dhe goditja në tru parashikohet të rriten ndjeshëm tek gratë në 25 vitet e ardhshme
Pa përmirësim të ndjeshëm në parandalim dhe zbulim të hershëm, numri i grave që jetojnë me sëmundje kardiovaskulare pritet të rritet ndjeshëm në dekadat e ardhshme, ka paralajmëruar Shoqata Amerikane e Zemrës. Duke u bazuar në trendet historike nga dy anketa kombëtare shëndetësore dhe në parashikimet e regjistrimit të popullsisë për rritjen demografike, organizata vlerëson se përqindja e grave me të paktën një formë të sëmundjes kardiovaskulare do të rritet me më shumë se një të tretën, nga 10.7% në vitin 2020 në 14.4% deri në vitin 2050. Sëmundjet kardiovaskulare janë tashmë shkaku kryesor i vdekjeve tek gratë në Shtetet e Bashkuara. Format më të zakonshme Forma më e shpeshtë është sëmundja koronare e zemrës, e cila ndodh kur depozitat yndyrore (pllakat) grumbullohen në arteriet...
Burimi:
syri.net